• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do t’i q…robt po nuk hapi telefonin”. Kërcënimi i Shullazit për biznesmenin Zaka

admin by admin
19 April, 2016
in Global Image
0
“Do t’i q…robt po nuk hapi telefonin”.
Kërcënimi i Shullazit për biznesmenin Zaka
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Panorama” zbardh dëshmitë e kushëririt të biznesmenit Zaka, Miti Priftit. Rrëfimi i tij ndodhet ne dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit, kushëririt të tij, Blerim Shullazi dhe të arrestuarit tjetër, Gilmando Dan.

Si nisi konflikti fillimisht me shtetasin Fatmir Sinanaj, diku në 2011. Ai i ka shitur Jani Zakës për 250­300 mijë euro parkingun 1200 m2, por më pas ka ndryshuar mendje dhe ka kërkuar para të tjera me idenë se prona kushtonte më tepër sesa çmimi me të cilin ishte shitur. Burime zyrtare kanë thënë dje për gazetën se kallëzimet në fjalë i janë përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda brenda afatit ligjor në datën 8 shkurt 2016. Ndërkohë, në mesin e muajit mars 2016 ka ndodhur shpërthimi i lëndës plasëse në parkingun në pronësi të Jani Zakës.

Shpërthimi aty ka shkaktuar vetëm pasoja materiale duke dëmtuar disa automjete të parkuara aty, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

fax_copy_1

DËSHMIA E MITRI PRIFTIT, KUSHËRI I JANI ZAKËS

Jam banor i Tiranës dhe kam adresën dhe gjeneralitetet e sipërpërmendura. Unë jam me profesion jurist dhe punoj si noter në qytetin e Durrësit.

Unë kam një kushëri dhe konkretisht djalin e hallos time, i cili quhet Jani Zaka, që banon në Tiranë te Nesharaku. Jani është me arsim të lartë, por aktualisht është i papunë. Në datën 02.02.2016, rreth orës 14:15, më ka marrë në telefon Jani dhe më thotë që kishte nevojë të takohej me mua me Janin. Jemi takuar te Libri Universitar dhe jemi ulur në një lokal të zonës, që nuk ia fiksova emrin lokalit dhe ai më ka thënë se kishte një problem. E kam pyetur se çfarë problemi kishte dhe ai filloi të më shpjegonte se ka blerë një pronë afër banesës te shtetasi Fatmir Sinanaj, dhe konkretisht një parkim nëntokësor me sipërfaqe rreth 1000m2. Jani më shpjegoi se këtë pronë e kishte blerë para katër vjetësh me kontratë sipërmarrjeje me një vlerë 250.000 euro, të cilat i ka paguar me këste sipas kontratës para noterit.

Shtetasi Fatmir Sinanaj para 2­3 muajsh i ka dërguar djalin e vogël të tij në lagje Janit, i cili i ka thënë t’i jepte 30.000 euro për parkingun dhe të tjerat t’ia jepte më vonë kur të ndërtonte ndonjë pallat, pasi ai pretendon se Jani kishte shfrytëzuar momentin e ngushtë ekonomik të babait të tij dhe ia kishte blerë pronën shumë lirë, pasi ajo, sipas tij, kushtonte 500.000 euro. Jani i kishte thënë djalit të Fatmirit “O djalë, unë nuk e shes më këtë pronë se ushqehem me të” dhe djali i Fatmirit ishte larguar. Disa ditë më vonë, Janin e takon një djalë lagjeje, të cilit unë nuk ia di emrin dhe i thotë që do të takojë pak Emiljano Shullazi. Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim shtetasit Fatmir Sinanaj e i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm probleme nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj, i kishte kthyer përgjigje duke i thënë “tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’u bindesh se e di se çfarë të gjen”.

Në datën 02.02.2016, rreth orës 11:00, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona te Nesharaku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë që marr taksi dhe vij vetë, dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta se ai nuk do të presë ty. Jani shkon te një lokal i kuq mbrapa qendrës “Glob” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësi që ai të flasë, Emiljanua i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të.

Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë. Sot në datën 03.02.2016, rreth orës 14:00, jam takuar me babain e Janit, i cili i ka thënë se te parkingu paradite kishin vajtur katër persona e kishin takuar rojet dhe i kishin thënë që na lidhni me Janin, ose të përgjigjet në telefon se do “ti q… robt” dhe janë larguar. Rreth orës 14:30 të datës 03.02.2015 më ka ardhur një telefonatë nga numri 0688393… dhe me thotë “Mario je?”. Dhe unë i them “po, po kush je?”. Personi me thotë jam Blerim Shullazi i thuaj kushëririt tënd Janit të vijë për dy minuta te lokali se përndryshe do të vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë nuk kam qysh t’i them se nuk kam numër të tij dhe unë nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte duke më thënë “O djalë do më qash në duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu!”, por unë i kam thënë nuk vij se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri dhe më ka thënë ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë as dua të të njoh, dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë në orën 19:00, por ai më tha në 17:00 të jesh te lokali, pasi jam unë ai që i përcaktoj oraret dhe jo ti, dhe duke sharë mbylli telefonin.

* * *

Pyetje: A e ke njohur më parë shtetasin Blerim Shullazi?

Përgjigje: Unë nuk e njoh këtë shtetas dhe në telefon kam folur për herë të parë dhe nuk e di se ku e ka gjetur numrin e telefonit.

Pyetje: Me çfarë numri ju ka marrë në telefon dhe a ju ka kërcënuar në telefon shtetasi Blerim Shullazi?

Përgjigje: Shtetasi Blerim Shullazi më ka marrë në telefon me numrin 0688393… më ka sharë dhe më ka kërcënuar duke më thënë “do më qash në duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent te lokali!”.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar. Procesverbalin, pasi e lexoj, e gjej të rregullt dhe e firmos pa vërejtje.

Previous Post

Fleckeinstein takon Metën: U informova për reformën në drejtësi

Next Post

Deputetët socialistë refuzojnë të thërrasin ministren për skandalin Shullazi

admin

admin

Next Post
Deputetët socialistë refuzojnë të thërrasin ministren për skandalin Shullazi

Deputetët socialistë refuzojnë të thërrasin ministren për skandalin Shullazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.