Kundërshtitë midis PS dhe LSI për koncesionet, “mbërrijnë” në qeveri.
Ministria e Drejtësisë (e LSI) kërkon anulimin e koncesionit ministries së Energjetikës (e PS) për ndriçimin e rrugëve në Tiranë e Durrës. Sipas ministrisë së Drejtësisë, koncesioni i ndriçimit të rrugëve në Tiranë e Durrës duhet se projekti i firmës daneze që e ka marrë këtë koncesion del mbi ligjin.
Në datën 1 prill të këtij viti, ministria e Energjetikës i kishte kërkuar asaj të Drejtësisë të shprehej në lidhje me një projekt vendim për të zhvilluar një tender ku do t’i jepej me koncesion një firme daneze ndriçimi publik i Tiranës dhe Durrësit.
Por ministri i Drejtësisë duke i kthyer përgjigje e konsideron të paligjshëm zhvillimin e tij. Sipas ministrit Ylli Manjani, është një cenim i autonomisë vendore në një kohe kur qeveria hyn në çështjet e administrimit të një shërbimi që i takon bashkive.
Përveç tejkalimit të kompetencave, ministri vë në dyshim projektin, duke u shprehur se është e paqartë zanafilla e propozimeve të Kompanisë Daneze “HeSaLajt”A/S, që ka kryer një studim për sistemin e ndriçimit në bashkinë Tiranë dhe Durrës.
Në letrën adresuar homologut Damian Gjiknuri, thuhet midis të tjerave se ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk duhet të jetë autoritet kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënie koncesioni ndriçimin publik në territoret e bashkive, pasi ajo është autoritet politik-bërës dhe standardizues, nuk është një autoritet zbatues. Ministria e Energjisë nuk është pronar i çdo çelësi dritash thuhet në formë ironie në të njëjtën letër.
Duke e sqaruar teknikisht ministri i Drejtësisë shprehet se projekti propozon hapësirë për përplasje të kompetencave ndërinstitucionale dhe përplasje të kompetencave me pushtetin vendor.
Ndriçimi publik në rrugët kombëtare është përgjegjësi e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa rrugët vendore i përkasin bashkive, sqarohet midis të tjerave në letër.











