Vetëm pak kohë pas transmetimit të rastit tronditës në emisionin “Stop” të 16-vjeçares nga Lushnja e cila shfrytëzohet për prostitucion, policia ka bërë të mundur arrestimin e tutorit, si dhe të bashkëpunëtores së tij. Në pranga të policisë kanë rënë Klodian Kiptiu, 38 vjeç dhe S. Muaxhiri, 18 vjeçe, të dy banues në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi të dy në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A. S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje.
Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Lushnjes për hetime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon emisionin “STOP” për bashkëpunimin, si dhe të gjitha mediat e qytetarët që ndihmojnë policinë në përmbushjen e detyrës së saj në luftën ndaj krimit e paligjshmërisë. /tvklan.al/
Për më shumë mund të lexoni edhe …
EMRI & HISTORIA/ Vajza 16-vjeçare kërcënohet dhe shfrytëzohet për prostitucion nga i dashuri kushërirës
/web/EMRI_HISTORIA_Vajza_16_vjecare_kercenohet_dhe_shfrytezohet_per_prostitucion_nga_i_dashuri_kusherires_17549_1.php












