I kujt është Shullazi?
Kjo është pyetja që bëhet rëndom sot. I PD-së? Po! I PS-së? P’jo!
Kjo lojë pingpongu më kujton një barsoletë të viteve të shkuara. Pak banale, por brenda në moralin e sotëm të pyetjes.
Tregojnë për një qytetar i cili vizitoi kalanë e Krujës. Pas vizitës, u ul në një restorant karakteristik e i porosit kamerierit një pulë të pjekur. Porosinë e shoqëron me kushtin që pula, të jetë vetëm pulë Fushë Kruje. Kamerieri indiferent nga porosia e klientit, i thotë kuzhinierit vetëm piq një pulë dhe kaq. Pas pak, pula u poq, dhe ja serviri klientit. Por… këtu ndodhi e papritura. Klienti e sheh pulën e pjekur, dhe për ta vërtetuar kushtin e origjinës i fut gishtin nga pas pulës. Pasi e lëpin, e shijon, i mërzitur i thërret kamerierit: Merre mbraps! Nuk e ha! Nuk është pulë Fushë Kruje. Është pulë Laçi! Kamerieri i trembur e merr pulën e çon sërish në kuzhinë dhe seriozisht porosit sërish që pula të jetë e Fushë Krujës. Pula tjetër u poq e u servir. Përsëri klienti bën provën. Përsëri i del false, e sipas tij ishte pulë nga Mamurrasi. E kthen në kuzhinë. Në fund kamerieri i lodhur nga kjo sfidë e “gishtit inteligjent” të klientit i kërkon kuzhinës të dërgojë djemtë (hajdutët) të vjedhin në Fushë Krujë një pulë të vendit. Kështu u bë. Pula u vodh. U rrop. U poq. U servir… Përsëri vjen momenti i “tmerrshëm” i provës me gisht. Por, kamerieri tashmë i sigurt i thërret klienti: Mos! Pula është e Fushë Krujës e se luan topi e jo gishti yt! Por Ti, meqë qenke specialist i kësaj pune, a s’ma bën dhe mua këtë provë? Jam Shtëpisë së Fëmisë, e s’di i kujt jam!
Ne, se dimë të kujt jemi.
Shullazi është yni.











