Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Ata janë denoncuar për grabitje me dhunë, ku viktimë kanë qenë një prostitutë dhe klienti i saj.
Sipas mediave italiane në pranga u vunë dy shtetas shqiptar identifikuar si Besim Capa, 21-vjeç dhe Jetmir Neziri, 27-vjeç të dy pa leje qëndrimi në Itali.
Gruaja, jo italiane, që ushtronte prostitucion ka treguar në polici se dy shqiptarët i janë afruar befas, e kanë dhunuar me shkopinj klientin e saj, i kanë marrë portofolin dhe më pas i janë sulur edhe asaj për t’i marrë paratë. Të arrestuarit u shoqëruan në polici dhe pritet të dalin para drejtësisë.











