Është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda, kolumbianin Cesar Triana, i cili akuzohet për trafik droge.
Në bazë të akuzës, kolumbiani Triana kishte ardhur në Shqipëri me cilësinë e ndërmjetësit, për të marr pagesën e parë të 246 kg kokainë, që varionte nga 600 deri 1 mln euro. Prokuroria për krime të rënda dy jave me pare kërkoi dënimin me 15 vjet burg për kolumbianin Cesar Triana, i arrestuar vetëm pak ditë pasi në Malin e zi, ku u kapën dhe sekuestruan 246 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.












