Para takimit me Kryeministrin, Ilir Meta është takuar në zyrat e Kuvendit me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Takimi mes dy partnerëve në koalicionin qeveritar nuk është njoftuar në media. Por natyrisht që në qendër të diskutimit ka qenë kriza politike dhe propozimet e Metës për të dalë prej saj përmes largimit të Ramës nga kreu i qeverisë.Ne takim ishte edhe ministri i Drejtesise, Petrit Vasili.











