Një person është gjendur i vdekur brenda në automjet mesditën e sotme, në autostradën Levan – Tepelenë.
Burime paraprake nga policia bëjnë me dije se, ai është 63-vjeçari me iniciale L. T., banues në lagjen “Barrikad” të Beratit.
Ai u gjet brenda mjetit të tij, një trailer tip “Volvo”, me targë BR 2501 B, në parkingun e karburantit 24-orësh “Autogrili”, afër fshatit Poçem të Mallakastrës,
Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.












