Sot në mbarë vendin janë zhvilluar zgjedhjet për rektor dekan dhe shef departamentesh në universitetet. Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës vijoi normalisht dhe gjatë gjithë ditës nuk u raportua asnjë problematikë. Studentët votuan në Fakultetet e tyre, për të zgjedhur strukturat drejtuese. Sipas Komisionit institucional zgjedhor, pjesëmarrja në votime ka qenë 98%. Sakaq një grup studentësh në Universitetin Politeknik zhvilluan sot një protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë procesin zgjedhor, pasi vota e tyre nuk përbën asnjë diferencë në këto zgjedhje.
Pjesëmarrja në fakultete
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %












