Forca të shumta kanë rrethuar sot Hotel Tiranën, vendin ku do të mbahet takimi mes dy drejtuesve të koalicionit qeveritar, Rama-Meta i cili fillon në në orën 10.00. Takimi që pritet të vendosë edhe fatin e koalicionit midis LSI-së dhe Partisë Socialiste.
Këto masa vijnë edhe pas sinjalizimeve se faktorë të jashtëm janë të interesuar për të shkaktuar trazira në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Sikundër u mësua se ka sinjalizime edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, më qëllim destabilizimin politik të vendit.
Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar në takim nga kreu i Grupit Parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi, ndërkohë që kryeparlamentari Meta në takim do të shoqërohet nga zv.kryetari i LSIsë, Petrit Vasili.












