Procedohet penalisht ish-Kryetari i Komunës Velçan, për “shpërdorim detyre”.
Ndaj Ilir Manit, 45 vjeç, procedimi filloi pasi, dyshohet se ky shtetas, me detyrë ish-kryetar i Komunës Velçan, në vitin 2010, nuk ka kryer procedurat e nevojshme për dëmshpërblimin e djegies së banesës së shtetasit A. B., 25 vjeç, banues në Përrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.











