Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon e projektit të stadiumit “Qemal Stafa”. Maketi i shfaqur në video tregon për një stadium në formën e tulipanit me ngjyra të forta të mbështjelljes si dhe do të jetë i pari stadium i mbuluar në Shqipëri.
“Shiheni për të pasur një ide sesi do të jetë Arena Kombëtare në kryeqytetin e shqiptarëve, por kijeni parasysh se çka do të shihni në realitet pas 24 muajsh do të jetë edhe më e jashtëzakonshme…”, shkruan Rama ne rrjetin social.












