Gjykata e Apelit të Tiranës shpalli të pafajshëm kryetarin e bashkisë Xhelal Mziu. Ai akuzohej për shpërdorim detyre dhe ishte i përfshirë në një proces gjyqësor që prej vitit 2015.
Akuza ndaj tij u ngrit pak kohë para se të fillonte fushata për zgjedhjet lokale ku Mziu rikandidoi për bashkinë e Kamzës dhe bëhte fjalë për një rrugë që lidh që Laknasin me Valiasin.
Të pafajshëm u shpallën edhe dy zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kamzës, Bujar Loshi dhe Altis Hoti.
Kryetari i bashkisë Mziu e ka konsideruar gjyqin një farsë politike që nga fillimi i tij.












