Presidenti amerikan, Barak Obama ka paralajmëruar sy më sy David Cameron se Britania do të jetë në fundin e listës për marrëveshje tregtare me SHBA-të, nëse del nga Eurozona.
Këto deklarata janë bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Britanik, teksa Obama vizitoi sot Britaninë e Madhe.
Ai megjithatë insistoi se deklaratat e tij nuk janë “kërcënime”, por duhen parë si deklarata emocionale që u bëhen vetëm popujve dhe njerëzve miq që u do të mirën.
“Si një mik i Britanisë, më duhet të jem i sinqertë deri në fund për pasojat që do të ketë një votë për daljen e Britanisë nga BE-ja”, tha Obama.











