Ditën e djeshme rreth orës 11:00, në pyll në Kodër-Shupal, është gjetur një kufomë, nga shtetasi (bari) K. M. Nga veprimet paraprake dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, kufoma është e djegur dhe i mungojnë një pjesë e gjymtyrëve. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.












