Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur sonte te mbikalimi i Fllakës, në Durrës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa mësohet se janë përplasur dy automjete.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në reanimacion. Po ashtu ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.












