Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle vizituan Londrën ku u takuan edhe me familjen mbretërore.
Një moment i veçantë ishte kur presidenti Obama takoi princin George, 2 vjeç.
George u paraqit me pizhama për të takuar presidentin më të fuqishëm në botë dhe kjo foto ka kapur faqet e para të shumë mediave britanike dhe amerikane.














