• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pashkët, Kryepeshkopi Anastas : Siç u ngjall Krishti kështu edhe ne të ecim në jetë të re

admin by admin
15 April, 2017
in Kulture
0
Pashkët, Kryepeshkopi Anastas : Siç u ngjall Krishti kështu edhe ne të ecim në jetë të re
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas u ka përcjell një mesazh besimtarëve me rastin e Pashkëve.
Fjala “Ripërtëritje me ngazëllim” nga Kryepeshkopi Anastas citon Romakët (6:4) në Bibël me mesazhin: “Që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re” do të lexohet sonte në darkë, në Shërbesën e Ngjalljes.

Mesazhi i plotë i Pashkës nga Kryepeshkopi Anastas
Triumfi i Ngjalljes së Jisu Krishtit mbi padrejtësinë, dhunën e mbi të gjitha mbi mëkatin dhe vdekjen, që është plotësimi i veprës së Tij mbi dhé për ripërtëritjen e mbarë botës, e mbushin përsëri me ngazëllim zemrën tonë.
Krishti, Biri i Perëndisë dhe “Biri i njeriut”, jo vetëm që duroi vdekjen e tmerrshme në Kryq, por të tretën ditë u ngjall së vdekurish, “me anë të fuqisë së lavdishme të Atit” dhe mbetet përgjithnjë Zoti i Ngjallur. Ngjallja është vula që siguron unikalitetin madhështor të Jisu Krishtit. Miliarda njerëz erdhën në këtë botë; shumë prej tyre çuditën me inteligjencën, fuqinë dhe entuziazmuan turmat, por, në fund, të gjithë u mposhtën nga vdekja. Jisui, me sakrificën dhe Ngjalljen e Tij, e shkeli vdekjen dhe e shfuqizoi pushtetin e saj.
Kisha, Trupi mistik i Krishtit, jeton dhe vepron në rrjedhën e kohës brenda dritës së Ngjalljes së Tij. Veçanërisht ne Ortodoksët e kremtojmë dhe e përjetojmë Pashkën në mënyrë intensive.
Në këtë të kremte të tërëndritshme, nuk meditojmë thjesht për një ngjarje historike tronditëse, por ftohemi të shkojmë drejt ripërtëritjes së rrugës sonë shpirtërore, “që të ecim në jetë të re”. E kremtja e Pashkës na fton gjithashtu të ndërgjegjësohemi për të kuptuar më thellë pagëzimin tonë.
Apostulli i Liturgjisë Hyjnore të së Shtunës së Madhe na mëson: “Sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam; u varrosëm bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re” .Krishti i Ngjallur na fton në ripërtëritje të vazhdueshme “në një krijesë të re” .Ai na fton të ripërtërijmë marrëdhënien tonë personale me Atë. Ripërtëritja e vazhdueshme shpirtërore vetjake është element përcaktues i jetës së krishterë. Ftohemi të ripërtërijmë besimin tonë në fuqinë e Perëndisë, në Përkujdesjen dhe në Planin e Tij çlirimtar, që të jetojmë në Krishtin, të fuqizojmë përpjekjen tonë që të sundojë e vërteta dhe drejtësia, si dhe të forcohen solidariteti e dashuria. Krishti na fton të ripërtërijmë sigurinë se shpresa do të shpërbëjë dëshpërimin, jeta do të mposhtë vdekjen.
* *
Kjo ripërtëritje shumë e fuqishme kryhet brenda ngazëllimit paskal me anë të gëzimit që Ngjallja rrezaton brenda nesh. Ne besimtarët, të pagëzuar në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, e ndiejmë këtë gjë më thellë. Sa më e ndërgjegjshme bëhet siguria jonë në Ngjalljen e Krishtit, aq më shumë fuqizohet ripërtëritja dhe ngazëllimi ynë.
Por rrezatimi i ngazëllimit paskal përhapet shumë më gjerë. Ashtu si fotonet dalin prej dritës diellore dhe shkojnë në vendet më të largëta e të errëta të krijesës, edhe rrezet e ndritshme të gëzimit paskal prekin në mënyrë mistike ata që ndodhen larg saj apo lëkunden midis besimit dhe mosbesimit.
Ngazëllimi paskal na dhurohet për ta ndarë më pas edhe me njerëz të tjerë. Për Pashkë është zakon që, sapo të ndezim llambadhen tonë, ta çojmë flakën e saj edhe te të tjerët. Kjo simbolizon detyrimin e besimtarëve për të transmetuar, njësoj si apostujt, Lajmin e Gëzuar të Ngjalljes.
Zoti i Ngjallur na siguron se “m’u dha çdo pushtet në qiell dhe përmbi dhe”. Dhe këtë e plotësoi duke na thënë: “Shkoni, pra, dhe mësoni të gjitha kombet…”. Këtu kemi të bëjmë me një pasojë, me një “pra”: nuk mundeni të kufizoheni në shpëtimin dhe ngazëllimin tuaj personal, por duhet ta përhapni Lajmin e Gëzuar edhe tek ata që nuk e njohin. Ky lajm nuk mund të mbahet i mbyllur vetëm brenda një komuniteti, është për mbarë njerëzit, për popujt, për ripërtëritjen e botës.
Dhe një sqarim tjetër i nevojshëm: Pashka nuk është një e kremte e kufizuar vetëm në një ditë ose vetëm në një periudhë të caktuar, rrezatimi i saj përhapet gjatë gjithë vitit. Çdo të Diel, sipas traditës adhuruese orthodhokse, mendimet, himnet kishtare, zemra jonë mbushen përsëri nga lajmi i gëzuar i Ngjalljes. Fryma e Ngjalljes dhe morali i saj vulosin jetën e krishterë. Shpresa e Ngjalljes i fal kuptim rrugës sonë. Kisha Orthodhokse është mbi të gjitha Kisha e Ngjalljes.
* * *
Bij të shtrenjtë më Zotin, le ta kremtojmë, pra, këtë vit, me ndërgjegjësim sa më të madh, të kremten e tërëndritshme të Pashkës. Dhe le t’i lutemi Zotit të Ngjallur të ripërtërijë jetën tonë me të vërtetën e Tij. Të ripërtërijë fuqinë tonë mes vështirësive të ndryshme të epokës sonë. Të na dhurojë fuqi që t’i bëjmë rezistencë dekadencës. Të ripërtërijë entuziazmin tonë për nisma krijuese. Ndaj le të jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit të Ngjallur.
Pra, ripërtëritja që buron prej ngazëllimit paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë.
Krishti u Ngjall!

 

Previous Post

Tiranë, 5 bashkëpunëtorë të tjerë në pranga për laboratorin e kanabisit

Next Post

800 kg limona kontrabandë, arrestohet biznesmeni

admin

admin

Next Post
800 kg limona kontrabandë, arrestohet biznesmeni

800 kg limona kontrabandë, arrestohet biznesmeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.