Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.50, përballë maternitetit të ri.
Burime të policisë lokale, saktësuan dhe konfirmuan se, në Sallën Operative kishte mbërritur një telefonatë, sipas së cilës, në zonën e “Bërrylit”, përballë me maternitetit të ri është plagosur një shtetas me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, është plagosur në këmbë dhe ndodhet në S. Q. U. T., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave.
Ndërko forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit.












