Foto Ilustruese
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë, sot, rreth mesditës, pranë maternitetit të ri të Tiranës.
Në rrugën “Sitki Çiço”, rreth orës 13 e 45 minuta, një person ka qëlluar me automatik një qen të racës pitbull, duke e vrarë. Mbi 20 plumbat e shkrehur dhe njëri prej tyre ka kapur aksidentalisht dhe një 19-vjeçar, që ndodhej aty pranë.
Sipas policisë, i riu me inicialet V. V ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjendur qeni i vrarë dhe janë sekuestruar gëzhojat e plumbave. Disa dëshmitarë thanë se autori qëlloi nga një makinë dhe u largua në shoqërinë e një personi tjetër.
Burime të policisë sqaruan se autori është identifikuar.
Hetimet zbuluan se një ditë më parë qeni i kishte kafshuar atij bashkëshorten dhe kjo ka qenë arsyeja përse ai e ka qëlluar.
I plagosuri është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka patur asnjë konflikt dhe se nuk ka qenë ai shënjestra, ndonëse ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur befas dhe ai nuk ka mundur të shohë se kush qëlloi.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Tiranë, “atentat” te materniteti i ri, plagoset 19-vjeçari
/web/Tirane_atentat_te_materniteti_i_ri_plagoset_19_vjecari_17820_1.php











