Në Britani, ka nisur një fushatë talljeje pas deklaratës së sekretarit britanik të Drejtësisë se Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE.
Kundërshtarët e tij kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.
Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë:
“Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.
Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.
Gazetari i Daily mail ka vizituar disa vende periferike të kryeqytetit, ku veç problemeve ekonomike, analizon edhe disa prej sfidave të qeverisë së sotme.
Lufta ndaj kultivimit të kanabisit, problemet me papunësinë dhe shumë probleme të tjera sociale janë evidentuar në shkrimin e Daily Mail, për t’ju kundërvënë deklaratës së sekretarit britanik të Drejtësisë,Mishel Gove.











