Një 23-vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të së dielës në aksin rrugor Pogradec – Korçë.
Fabiola Qendraj, banuese në Vlorë drejtonte një makinë tip “Benz” me targë AA 282 MG humbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga.
Në automjet bashkë me të ndodhej dhe 29-vjeçari E. M., 29 vjeç nga Pogradeci, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Qendror Universitar të Traumës, në Tiranë.












