Tre persona janë plagosur kur automjetet me të cilët udhëtonin u përplasën mes tyre. Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ndodhi ne Fushë Krujë – Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk. Dy mjetet e përfshira në aksident janë një tip Fiat, e cila u përplas me një makinë Seat. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet, ndërkohë që të plagosurit u dërguan në spital.











