Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm sot deputetin e PD-së Flamur Noka duke rrëzuar akuzat që ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ngriti kundër tij në prag të zgjedhjeve lokale në vitin 2015.
Halilaj që drejtoi bashkinë e Kukësit për tri mandate si përfaqësues i PD në zgjedhjet e fundit braktisi këtë parti dhe iu bashkëngjit LSI-së.
Pikërisht në këtë kohë pati debate mes drejtuesve të PD dhe Halilit. Flamur Noka e akuzoi kryetarin e bashkisë për abuzimet me fondet.
Hasan Halili humbi zgjedhjet në Kukës dhe aktualisht është nën akuzë për shpërdorim parash në projektin e ujësjellësit të Kukësit.












