Aneksi i stadiumit Qemal Stafa ishte parashikuar të bëhej lulishte në planet e bashkisë kur ajo drejtohet nga Lulzim Basha, ndërkohë që tashmë ky plan është shkatërruar. “Ka në plan t’ia japë bandës tjetër të preferuar të tij për të ngritur selinë e saj në qendër të Tiranës”, tha drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
“Banda e Shullazit mori pjesën më të mirë të Durrësit, hotel Vollgën. Ndërsa në Tiranë Rama po shpërblen një bandë tjetër e lidhur me të që në vitin 2000”, tha Alibeaj.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, Edi Rama fitoi garën për bashkinë. Opozita në atë kohë e akuzoi atë për përdorimin e “Hakmarrjes për drejtësi” në votime duke bërë presion dhe duke vjedhur vota në shumë qendra votimi në Tiranë. Në fakt në përfundim të numërimit të votave një ditë pas zgjedhjeve, rezultati ishte balotazh mes Ramës dhe kandidatit të PD. Besnik Mustafaj. Por dy ditë më vonë votat u ndërruan në kuti dhe Rama u shpall fitues që në raundin e parë të votimeve.











