Foto marre nga ora news
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur sot Bulqizën, lënda plasëse i është vënë makinës së biznesmenit Rexhep Lusha të kromit në qytetin e vogël të Bulqizës. Shpërthimi i cili për fat të mirë nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme është shënuar gjatë orëve të natës së 24- 25 prillit 2016. Automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës.
“Më datë 25.04.2016 rreth orës 02.50 në Bulqizë, në oborrin e banesës së shtetasit R.L ,automjetit tip “Volksvagen” , në pronësi të shtetasit R.L i është vendosur lëndë eksplozive.Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti , si dhe ka dëme të tjera materiale”, sqaroi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga pistat e hetimit ajo ekonflikteve në minierën e kromit në Bulqizë.











