Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka firmosur dekretimin e katër gjyqtarëve të rinj në Gjykatat e Durrësit dhe të Shkodrës.
Sipas njoftimi të zyrës së Presidentit thuhet se Hajrie Muçmata është dekretuar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës së bashku me Aleks Nikollin. Ndërsa Arben Vrioni dhe Anita Mici janë emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Durrësit.











