Një persona ka mbetur i plagosur pas përplasjes me armë mes dy grupeve të rinjsh në Gjirokastër. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Jani Aliaj nga Tepelena. Të cilit i ishte shkaktuar një plagë në dorë, por pas mjekimit në spitalin rajonal të Gjirokastrës është larguar, pasi gjendja e tij nuk ishte problematike. Sipas të dhënave të para, përplasja, për motive që ende nuk janë bërë të qarta ka ndodhur në ish agjencinë e udhëtarëve.












