Kompania Kombëtare ajrore e Kinës, “Air China,” ka pezulluar flurimet nga Pekini për në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, njoftoi televizioni shtetëror kinez CC Fluturimi i fundit në mes të dy qyteteve u zhvillua të premten, me fluturimin e kthimit në Pekin që arriti në mbrëmje, raportoi transmetuesi publik.
Kina është aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut, por nuk miraton programet e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe konfrontimet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj aziatik.












