Një bandë e armatosur ka ndaluar dhe dhunuar sot biznesmenin Osman Pana në Sukth të Durrësit pas refuzimit të tij për të paguar gjobën për bandën.
Banda është e lidhur me Vangjush Dakon, është e njëjta bandë që ka kërcënuar e presionuar qytetarë gjatë fushatës për zgjedhje lokale. Edhe policia e di se cilët janë anëtarët e kësaj bande, tha ish ministri i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.












