Disa qindra punonjës të hekurudhës dhe sindikata dolën në protestë këtë të martë, duke bllokuar hyrjen e Portit të Durrësit në vendin e quajtur Ura e Dajlanit.

Protesta drejtohet kundër kompanisë koncesionare që ka marrë portin më të madh të vendit e cila vendosi të mos lejojë futjen e trenave në port për shkarkimin e mallrave.
Sindikatat dhe punonjësit kanë kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë dhe autoriteteve përkatëse për ta anuluar atë.

Protestuesit ndërkohë kërkojnë ndaljen e shkarkimeve nga puna në sektorin e hekurudhës dhe hetimin korrupsionit në këtë sektor.











