Vetëm dy javë pasi ka dalë nga burgu Nazime Visha është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe është dhunuar nga bashkëshortja e Fiqiri Mucës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ndaj saj është lëshuar një urdhër mbrojtje, pasi është kërcënuar dhe është dhunuar nga bashkëshortja e Fiqiriut, Menyre Muça dhe djali i saj, Ervis Muça.
“U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Nazime Visha, 22 vjeçe, banuese në Zallbastar, sepse është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga Menyre Muça dhe Ervis Muça, 44 vjeçe dhe 20 vjeç, banues në fshatin Manzë Durrës”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.











