Kyetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se korrupsioni është në shifra alarmante dhe se Kryeministri Rama nuk e mbulon dot krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. “2.2 miliard euro u janë marrë shqiptarëve në vitet 2014-2015. Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar gjendjen ekonomike të shqiptarëve” është shprehur Basha gjatë një konference për shtyp.
Sipas kreut te PDse 2.2 milardeuro u janë vjedhur nga taksat shqiparëve nga ana e qeverisë. Të gjithë shqiptarët e dinë se ku është katandisur ekonomia e vendit,sepse “kemi shpenzime marramendese për lluksin e qeveriarëve”, ka thënë basha.
Lista e kompanive qe u denoncuan nga Basha
Alto Impeks, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi.
Atelier 4 pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë.
Clasic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.
Eurocol E carapulit me vlerë 18 miliard lekë.
Eurogjici në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë.
Fastek e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë.
Ndreu Security e Pjerin Ndreut 916 milion lekë.
Market Distribution e Vilma Nushit 316 milion lekë.
Omega Farma ka marrë 830 milion lekë.
Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma












