Një nga 3 personat e arrestuar për mashtrim nga policia e Tiranës ka mbajtur fjalim në Kuvend para figurave të larta shterërore disa muaj më parë gjatë një aktiviteti për të rinjtë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Klevis Rreshka, banues në kryeqytet.
Rreshka, “në bashkëpunim me L.M. dhe A.M., kanë mashtruar një numër të konsiderueshëm personash duke u premtuar dokumenta punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli, etj”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Rreshka dhe dy personat e shpallur në kërkim, shtojnë të njëjtat burime, u kanë marrë shuma të konsideruaeshme monetare, rreth 27 qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrim”. Vetë i arrestuari, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa fotografi, nga aktiviteti në Parlament.












