Ylvi Beqja përfaqësuesi i kompanisë “Saudi Brothers”, i cili kontraktoi Emiljano Shullazin për t’i zgjidhur problemin me ish – hotel “Vollgën” në Durrës, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Mësohet se, Beqja iu drejtua Prokurorisë pas bllokimin të llogarive bankare. Ai ka kërkuar nga hetuesit arsyen e këtij veprimi.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se, edhe Beqaj është vënë nën hetim, si pjesë e dosjes që Prokuroria ka hapur për kalimin e pronësisë së ish-hotelit të njohur, te Emiljano Shullazi. Prokuroria nuk sqaron se në cilin moment do të thirret Beqja për dëshmuar.
Përfaqësuesi i kompanisë “Saudi Brothers”, që i dhuroi pronën Shullazit, ka sqaruar se ai e njihte prej kohësh atë dhe se i kishte kërkuar ndihmë për t’i zgjidhur problemet me pronësinë e ish-hotelit. Për këtë, ai kishte lidhur një kontratë ligjore me të, para noterit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
DOSJA/ Kontrata me Shullazin, si “u punësua” i akuzuari famëkeq për konfliktet e “Vollgës”
/web/DOSJA_Kontrata_me_Shullazin_si_u_punesua_i_akuzuari_famekeq_per_konfliktet_e_Vollges_17884_1.php











