• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Imzot George Frendos u drejtohet politikanëve: Rruga për zgjidhjen e krizës qëndron vetëm tek dialogu

admin by admin
15 April, 2017
in Kronika
0
Imzot George Frendos u drejtohet politikanëve:  Rruga për zgjidhjen e krizës qëndron vetëm tek dialogu
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Imzot George Frendos  ia ka drejtuar mesazhin e tij të Pashkës politikanëve duke marrë parasysh ngërçin politik në të cilin gjendet vendi. Nëpërmjet një letre, ai shkruan se “; në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit, të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me përgjegjësi e pjekuri të plotë, për të finalizuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë. Sepse dialogu është dialog e jo monolog”

Urimi i  Imzot George Frendos për Pashkët
Ne kremtojmë Pashkët çdo vit. Megjithatë çdo vit i kremtojmë në një situatë të ndryshme. Por në çdo situatë, të mirë apo të keqe, duhet të pyesim vetveten: Krishti i ngjallur, Krishti, që me ngjalljen e tij, ka mbjellë në zemrën e njeriut një shpresë të re, të fortë dhe të gjallë, dhe është takuar me shumë njerëz, çfarë porosie ka për ne në këtë situatë?
Po, situata në të cilën sivjet po kremtojmë Pashkët është disi ndryshe nga situata e vjetshme. Në këto vite të fundit kemi kremtuar Pashkët në momente kur përjetohej absurdi i të ashtuquajturit ISIS, i cili ka shkaktuar shumë viktima të krishtera, përfshirë këtu edhe disa meshtarë e katër murgesha Misionare të Dashurisë, motrat e Nënë Terezës të vrarë vjet. Sivjet kemi dëgjuar për masakra të tjera. Edhe gjatë këtyre këtyre ditëve të fundit u lodhëm duke dëgjuar aq shumë lajme të këqija. Kush mund të na i hapë dyert që të shohim pakëz dritë? Kush mund të na dhurojë pakëz shpresë? Cila ideologji politike mund të na tregojë rrugën e një bote të re, ku nuk do të dëgjonim më lajme të tmerrshme si këto që po dëgjojmë gjatë këtyre ditëve? Kemi dëgjuar për armet kimike në Siri, që kanë lënë shumë viktima të pafajshme. Kemi dëgjuar për atë kamion, shoferi i të cilit çmendurisht ka kaluar mbi njerëzit duke vrarë dhe plagosur shumë të pafajshëm. Kemi dëgjuar për bombë në dy Kisha në Egjipt ditën e Dielës së Larit, që lanë shumë viktima. Vallë, bota e sotme është një shoqëri njerëzish apo është kthyer në një pyll kafshësh?
Çfarë na thotë Krishti i ngjallur në këto situata? Është po Ai Krisht i cili, me t’u ngjallur, në takimet e tij me njerëzit e shumtë, pati gjithmonë të njëjtin urim: “Paqja me ju!” Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre, që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti u thotë: “Falni, ashtu si unë ju kam falur” dhe i kujton lutjen që bëri kur ishte në kryq: “Fali, o Atë!” Atyre që ushtrojnë dhunë dhe vandalizëm, i kujton fjalët që i tha apostullit Pjetër në kopshtin e Gjetsemanit: “Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin”. Sivjet po kremtojmë Pashkët në vitin kur duhet të bëhen zgjedhjet politike. Mesazhi i Krishtit të ngjallur për ne në këtë situatë është një mesazh i fortë. Si i ngjallur, Krishti hyri në dialog me të gjthë ata që e kanë takuar, duke u thënë: “Paqja me ju!” Të mos e lejojmë kurrë, që politika të mbartë pasojat e përçarjes. Në emrin e Krishtit dëshiroj t’u komunikoj të gjithë politikanëve sot: rruga për zgjedhjen e krizës së tanishme, qëndron vetëm në dialogun; në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit, të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me përgjegjësi e pjekuri të plotë, për të finalizuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë. Sepse dialogu është dialog e jo monolog.
Dhe le ta përjetojmë këtë situatë me dinjitet e me pjekuri, si qytetarë të vërtetë të një kombi demokratik e pluralist. Le të tregohemi se jemi njerëz që me të vërtetë e meritojmë shoqërinë demokratike e pluraliste. Demokracia kërkon pjekuri për një përdorim të mirë të votes dhe të lirisë duke pasur parasysh të mirën e përbashkët. Pluralizmi kërkon pjekurinë njerëzore, e cila ka mundësi të zgjedhë ndër shumë parti politike ose gjëra të tjera të mundshme, të zgjedhë atë që është më e mirë, ose atë që është më pak e keqe. Të gjithë juve ju uroj: Gëzuar Pashkët. Nga zemra ju uroj paqen e gëzimin e Krishtit.

 

Previous Post

Greqi, tenton të fsheh 15 kg drogë në fuci, arrestohet shqiptari

Next Post

Negociatorët e PD dhe PS, takim të fshehtë pasditen e sotme

admin

admin

Next Post
Negociatorët e PD dhe PS, takim të fshehtë pasditen e sotme

Negociatorët e PD dhe PS, takim të fshehtë pasditen e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.