• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit europian”

admin by admin
27 April, 2016
in Politika
0
“Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit europian”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës zyrtare në institucionet e BE-së dhe NATO-s, u prit sot në një takim të veçantë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin bisedoi mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal, si dhe për krizën e refugjatëve që ka prekur dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga fillimet e viteve 90 e në vijim, ndihmë kjo që ka kontribuar në progresin e vendit dhe në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara për integrimin e vendit në Union.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian, dhe se kjo e bën procesin e integrimit edhe më të rëndësishëm e me vlerë për qytetarët shqiptarë. Presidenti e garantoi se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të realizuar me sukses reformën në drejtësi, duke evidentuar se palët politike kanë përgjegjësinë të ndërmarrin hapa konkrete për ndërtimin e klimës së nevojshme të besimit për realizimin e kësaj reforme dhe të tjerave kyçe për vendin.
Duke u ndalur tek angazhimi ndërkombëtar dhe rajonal i Shqipërisë, Presidenti gjeti rastin të bëjë edhe një herë thirrje ndaj autoriteteve evropiane dhe vendeve anëtare për të avancuar procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, i vetmi vend i rajonit qytetarët e të cilit kanë mbetur jashtë këtij regjimi të lëvizjes pa viza drejt BE.
Nga ana e tij Presidenti Tusk vlerësoi përparimin mbresëlënës që ka bërë Shqipëria në 25 vjet, dhe theksoi nevojën e arritjes së konsensusit ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për reformat kyçe që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Presidenti Tusk ofroi gatishmërinë e tij për të asistuar në këtë proces.
 

Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
 
Deklarata për shtyp e Presidentit Bujar Nishani

“Sot kisha kënaqësinë që për herë të dytë gjatë mandatit tim, si President i Republikës së Shqipërisë, të vizitoj zyrtarisht Këshillin Evropian dhe të takohem me Presidentin e Këshillit, zotin Donald Tusk.
E falënderova Presidentin Tusk për kohën në dispozicion, veçanërisht në këto momente shumë të ngarkuara dhe intensive për atë personalisht dhe BE-në me krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë për të biseduar për çështjet me interes për Shqipërinë dhe mundësinë e hapjes së negociatave të aderimit në Union.
Gjatë takimit pata mundësinë që t’i shpreh Presidentit Tusk, mirënjohjen e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve për mbështetjen e madhe që Bashkimi Evropian dhe Vendet Anëtare i kanë dhënë që nga fillimet e viteve 90 e në vijim, për rimëkëmbjen social-ekonomike dhe zhvillimin të vendit. Falë kësaj ndihme të vyer, vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke kaluar një nga një fazat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe përmbushur hap pas hapi kriteret dhe standardet e kërkuara.
E informova Presidentin Tusk mbi ecurinë e procesit të reformave dhe vëmendjen time personale dhe institucionale, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës. Shpreha besimin se me finalizimin e reformës në drejtësi, Bashkimi Evropian do të mbështesë e negociatave të aderimit për Shqipërinë.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte edhe bashkëpunimi rajonal. E falënderova Presidenti Tusk për vëmendjen që i ka kushtuar bashkëpunimin rajonal. Në muajin nëntor të vitit të shkuar, të gjithë liderët e rajonit janë ndjerë të nderuar nga prezenca e tij dhe Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Summit-in e Jashtëzakonshëm të Procesit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Në këtë kontekst e sigurova se Shqipëria është e përkushtuar për të vijuar politikën e saj të konsoliduar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të mirëkuptimit në rajon.
Sigurisht që një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe nevojës së bashkëpunimit dhe koordinimit për përballimin e krizës së refugjatëve. Përshëndeta vëmendjen që Bashkimi Evropian i ka kushtuar përfshirjes së mundshme të Shqipërisë në këtë krizë pas mbylljes së të ashtuquajturës ‘Balkan Route’. Vetëm në muajin mars të këtij viti, Shqipërinë e vizituan tre Komisionerë evropianë, Mogherini, Avramopoulos dhe Hahn.
Ripërsërita qëndrimin dhe gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të qenë pjesë e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që vendi ka.
Edhe njëherë, faleminderit President Tusk për kohën në dispozicion dhe mesazhet mbështetëse për vendin tim dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor!”.

Previous Post

VIDEO/ Ja si ndodhi grabitja te hotel “Sheraton”

Next Post

Goditet banda kriminale, arrestohen 27 persona, mes tyre 7 shqiptarë

admin

admin

Next Post
Goditet banda kriminale, arrestohen 27 persona, mes tyre 7 shqiptarë

Goditet banda kriminale, arrestohen 27 persona, mes tyre 7 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.