Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar paraqitjen e Gardës në gjyqin e 21 janarit dhe argumentat e qeverisë lidhur me atë ngjarje në të cilat thuhet se Garda ka respektuar ligjin.
“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar!”.
Ndërkaq Ministria e Brendshme ka shpërndarë më herët edhe një njoftim ku ndër të tjera justifikohet për qëndrimin e mbajtur në gjyq nga ana e ministrisë së Brendshme.
Në reagim thuhet se pjesët e cituara janë marrë nga “pika 4 e Prapësimeve, ku Garda e Republikës ka bërë një përmbledhje të gjetjeve dhe konstatimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë, mbi të cilat u mor vendimi për shpalljen fajtor të të akuzuarve për “Vrasje nga Pakujdesia”.












