Një admirues 5 vjeçar i skuadrës së futbollit Rangers, është kthyer në shtëpi pasi shkoi në shkollë me flokë blu. Lewis Varlyle nga Motherëell i Skocisë, u paraqit në klasën e shkollës Logans Primary me flokët që leu të djeshmen.

Mësuesit i thanë atij të shkonte në shtëpi e ta hiqte bojën ose nuk do e pranonin më në shkollë. Ai zgjodhi t’i lyente flokët ngjyrë blu frymëzuar nga skuadra e tij e preferuar që fitoi Kampionatin Skocez të Futbollit këtë sezon.
Mamaja e tij, Leanne Carlyle, u indinjua shumë kur u telefonua nga bordi i shkollës që të vinte e të merrte djalin e saj gjatë mësimit.

“Ai e vesh uniformën e shkollës kështu që pse duhet të ketë rëndësi se çfarë ngjyre janë flokët e tij? Fakti që e kthyen në shtëpi dhe humbi një ditë të tërë mësimi për shkak të flokëve të tij më nevrikos shumë!”- tha ajo për Daily Mail.
Lewis u kthye sot në shkollë me flokë të palyer.













