Dinamo ka siguruar qëndrimin në kategori sot, pas trepikëshit që mori ndaj Butrinit në ndeshjen e futbollit, zhvilluar në Tiranë.
Ka qenë Gërxho, i cili në minutën e 88, pas një ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, shpëtoi Dinamon.
Ndërkohë Butrinti, pas humbjes së sotme, rrezikon rënien nga kategoria. Dhe për këtë, masazhatori i këtij ekipi, ka zgjedhur të nxjerrë inatin, duke grushtuar arbitrin Zhuli, ndërsa ndeshja kishte përfunduar dhe lojtarët i ishin drejtuar dhomave të zhveshjes.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetëra policëve…











