Foto Ilustruese
Një 55-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën në pasi është zënë nga soleta e një ndërtese të vjetër.
Viktima është Gjin Leka i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke nxjerrë tulla dhe skrap në ndërtesën e njohur si ish-fabrika e letrës, në lagjen “Skanderbeg”.
Sipas policisë vendore, mësohet se 55-vjeçari është zënë nga soleta e ndërtesës duke humbur jetën në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po hetojnë për shkaqet e kësaj ngjarje.











