Nëse ju duhet ndonjë provë se stili nuk ka moshë, hidhini një sy Bo Gilbert, modeles së parë 100-vjeçare të ‘Vogue’, e cila sapo ka fituar një kontratë të vërtetë modelingu.
100-vjeçarja nga Birmingami, Britani e Madhe, është zgjedhur si imazh i fushatës së 100-vjetorit të revistës prestigjioze.

Bo shfaqet në një film të shkurtër të prodhuar nga kompania dhe fushata e saj publicitare do të përfshijë edhe numrin e qershorit të ‘British Vogue’.

Seti fotografik synon të promovojë faktin se mosha nuk ka asnjë rëndësi në industrinë e modës dhe të provojë se brezat me të vjetër mund të jenë më të guximshëm në stil.
/shqip/











