Qytetarë të Korcës kanë ftuar kryeministrin Rama për festën e Pashkëve. Menyja e festës është postuar me një foto në rrjetet sociale.
“Meqe je ne Korce o i gjate, bujrum nga shtepia ime te hame dreken e Pashkeve”, shkruan autori i fotos, Ylli Vrenozi.
Por fteses i eshte bashkuar edhe qyteti ku Rama eshte deputet. Mbi këtë foto drejtuesi i opozitës në Vlore, Moisi Meminaj ka shkruar: “Iliri me rastin e vizitës së Kryeministrit të “Rilindjes”shokut Edi Rama në qytetin e tij e ka ftuar në mënyrë publike që Pashkët ti festoj nga ai.Për mirëqënien dhe lumturinë që ju ka ofruar shqiptarëve ata janë kaq të gëzuar……i paskan bërë edhe hallvë!!”












