Mbi 170 zjarrfikës u përleshën me një zjarr të jashtëzakonshëm që ra në kishën e vjetër ortodokse serbe, në Manhattan.
Duket se zjarri ka shpërthyer vetëm pak orë pas shërbimit të meshës së Ditës së Pashkëve.
E njohur si “Shën Sava”, ajo është kisha e vetme serbe në Manhattan. Dikur përpara se të blihej nga komuniteti serb, njihej si Kisha e Shën Trinisë dhe ishte ndërtuar në vitin 1846, si kishë episkopale, në Rrugën e 25-të. Ruben Avxhiu











