Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Gjin Markaj, 39 vjeç, banues në Paskuqan-Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të formës së prerë datë
22.02.2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë
Elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.
Për veprime të mëtejshme ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë.











