Policia identifikon personin që ra dje aksidentalisht nga ura e Lumit Shkumbin. Sipas policisë vendore të Elbasanit mësohet se trupi i përket N. M., 73 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë ditës së djeshme një person ka qenë duke peshkuar dhe aksidentalisht ka rënë nga ura e Lumit Shkumbin.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe grupi hetimor bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.












