Gjykata e Tiranës jep arrest me burg për Redjan Rrajën, shokun e Elton Çiçës i cili u vra mbrëmjen e 1 majit 2016. Ai akuzohet se ka prishur provat në vendin e ngjarjes. Rraja, 31 vjeç, me profesion mjek rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Redjan Rraja është arrestuar për ngjGarjen e ndodhur në Tiranë dy ditë më parë ku mbeti i vrarë, Elton Çiça. 36vjeçari Çiça ishte në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë. Elton Çiça, 36vjeçari i cili mbeti i ekzekutuar mbrëmjen e 1 Majit me dy plumba në kokë në një lokal në Tiranë, në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë i ulur në tavolinë me një oficer policie dhe me gazetarin Sartak Koka.












