Është shtyrë seanca dëgjimore e komisionit të serverit të tatimeve për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur Panajot Gjiknuri. Kreu i këtij komisioni, demokrati Arben Ristani deklaroi se për rastet kur dëshmitarët janë në djeni por nuk paraqiten, komisioni do të të përdorë forcën e ligjit nëpërmjet kallzimeve përkatëse.












