Janë shënuar dy gola të shpejtë në derbin Tirana-Partizani. Kur është duke u luajt ende pjesa e parë rezultati është 1-1.
Por ndeshja nuk ka shkuar pa incidente. Pas golit të parë të Partizanit tifozët kanë hedhur sende të forta, shishe e shkopinj në fushë duke shkaktuar një situatë të tensionuar.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit dhe qetësuan situatën.
Golin për Partizanin e shënoi Sukaj, ndërsa pas pak momentesh barazoi Muça.












