Operacioni me emër Pranvera nga policia e dibrës ka vënë në Martin Bibën, 50 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”.
Shtetasi i lartpërmendur ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan: 1 armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 242 të Kodit Penal.












